dardan shkreli do të jetosh përherë në mua şarkı sözleri
E dashura ime u tret thellë në kujtime
Vdekja rrugën ia ka zënë
E unë në Prishtinë, këndoj për dashurinë
Dhe do t' këndoj - besën ia kam dhënë
Me sytë përplot shi nisem për ardhmëri
Betohem në tokë dhe qiell
S' jetohet pa shpresë, lulja veç njëherë vdes
Emrin tënd - do ta varë në diell
Do të jetosh përherë në mua
Përtej vdekjes unë të dua
Ikja jote m' ka zemruar
Do ta zë diellin me duar
Se pa ty kuptim ska jeta
Plagë mu bë kjo ditë e shkreta
Ti je varr i shpirtit tim
Nuk është ujë as gjaku im

