dardan shkreli dy shqiptarë të krisur şarkı sözleri

Tafë Magjupi e Xhemë Kockari Shokë të pandarë qëkur ishin fëmijë S'lan gjë pa bërë - lavdi paçin Jetuan dhe vdiçën për të njëjtën rrospi Tafa u rrit jetim, pa bab' pa nanë Në rrugën "Ibush Bitanga", tuj shku për bollnicë Xhema magjistroi, kur e shkeli traktori Në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë Herët mësuan, se nderi është konzervë që prishet Dhe jeta nuk është vetëm për t'u ngopë Dhe kur s'mbet ligj në kët' tok' që se kishin shkelur Me duar në xhepa - u nisën n'Evropë Po edhe Evropa për ta ishte e vogël E zbuluan Amerikën si Kolombo e edhe më mirë Nëpër Harlem mbaruan ndonjë gogël Tafa e Xhema - dy xhambaz pa mëshirë Po të dy trimat e kishin një sekret Ou, ajo quhej Hajrije Kopilica Hajrija këndonte në një kafe në Gjilan Ajo pinte gjin-tonik, dhe rraste gilica E diele e mërzitshme, vera '95 Rrugve t'Prishtinës, u përhap një fjalë Hajrija kish koncert sonte n' "Boki-Roki" Tafa e Xhema ishin të ftuar special S'harrohet ajo ditë, o jou jo Kur një xhambo xhet i bardh' zbriti në Sllatinë O krejt Kosova, ishte ngritur në këmbë Ditën kur Tafa dhe Xhema hynë në Prishtinë Po sa e gëzuar, aq tragjike ajo ditë S'kish lën gjurmë Hajrija, as koncert s'kish fare Tafa i tha Xhemës: "Xhemë, s'është puna mirë Diçka s'po shtimat, ja dikush po bën hajgare" Kërsitën alltiat, - u bë patare, "Tafë, qenka kurthë !", "Xhemë çka po thua" "A po iki unë i pari, a po ik ti i dyti" "Tafë, mos t'ha koqja, se s'të lë unë pa mua" Një rrafall e shkeu qiellin mbi teatër Prej Qafe n'Kurriz - milicët përshesh Një picgauer u përplas për Bankkos U ba tym e mjegull, puna u bë lesh Tafa tha: "Mbaju Xhemë, mos e korit fisin Se kjo ditë na ka qëlluar pak si përdreq" Xhema u thye n'bel, e shtrëngoi midisin "Taf më ndihmo, se m'kanë qëlluar n' vend t'keq" "Allahile Xhemë, a mos t'vranë edhe ty" "Qysh bre Tafë, nuk qëllove pak ma ngat" "Na e paska shkruar zoti, pak si për dallash" "Mua m'vranë Tafë zeza qe pesë a gjashtë sahat" "Hajde Tafë, pash' nanën, t'u dalim nëpër fushë" "Gjakun mos ta lëmë, Xhemë, me na shkua falë" "E mos t'thonë Tafë, shkuan si qeni n'rush Por... veç pak pa vdek' - shpirti u ka dalë" Hi e pluhur banë, atë ditë në Prishtinë Kështu bani vakia në atë ditë me diell Megjithëse vdiqën njëherë - në këmbë janë çuar Dikush, thanë, i ka parë trimat, tuj' shkuar për n'qiell
Sanatçı: Dardan Shkreli
Türü: Belirtilmemiş
Ajans/Yapımcı: Belirtilmemiş
Şarkı Süresi: 6:31
Toplam: kayıtlı şarkı sözü
Dardan Shkreli hakkında bilgi girilmemiş.

Fotoğrafı