dardan shkreli hapu tokë! şarkı sözleri
Hapu tokë, hapu qiell
O zot shikoji bijtë e tu ata kërkojnë pakëz diell
Nuk ka diell, as tokë nën këmbë
Vetëm një kafshatë e hidhur, ëëë, më mbeti ndër dhëmbë
Nuk ka sot, as nesër s'ka
Njëmijë sy shikojnë në ty, dhe presin pa nda
Pse s'u bën zë, pse s'u jep shpresë
Shtrije dorën e shpëtimit mos lejo që të vdesë
Më kanë gënjyer, qysh në shkollën fillore
Sa herë që ta kalosh rrugën kape babin për dore
Duhet ta dëgjosh mësuesen, ajo është nëna e dytë
Kur të sheh njerëz t'përqafuar, atëherë mbylli sytë
Mos shiko MTV-në, mos rri natën deri vonë
Alkooli dhe duhani janë mëkat zoti nga lart shikon
As mill, as hash, as seks, se thashë zoti nga lart shikon
Të gjithë beson në zot, po zoti në kend beson
E ne nuk kemi kohë, por zotit kurrë s'i bëhet vonë
E ne nuk kemi kohë, por zotit kurrë s'i bëhet vonë
Duaje natën o i mjerë, se ajo është nëna e dytë
Kur sheh njerëz të përvluar, ja vdis ja mbylli sytë

