dardan shkreli thirre emrin tim! şarkı sözleri

O njeri, ec anës lumit teposhtë Do të hasësh në një lëdinë Ku një kasolle njëherë moti unë vet, e pata goditur E pata goditur o për bukuri Dhe o njeri, fare mos u habit Në mos dëgjofsh qen që leh, pranë shtëpisë sime Qeni ka ngordhur, por fare s'ka rëndësi Sepse zingjirët ende gjenden aty Dhe shtyje derën e oborrit pa gardh Thirre emrin tim, trokit dy a tri herë Nëse s'ke përgjegje, mund të hyjsh brenda Do të shohësh nusën time dhe një tufë kalamaj O miku im, ndoshta me pak frikë Do t'a mbush një gotë me qumësht, të lopës së kojshisë Dhe mos u hidhëro, bukë nuk ka me siguri Troshat e fundit do t'i kenë hëngër minjtë Dhe thuaj "Burri yt ka rënë, ashtu si vdesin trimat Amanet të ka lënë, t'ia edukosh jetimat" Dhe mos të thënçin nënë, n'të dhimbset ndonjë fëmi Një ditë ke për t'u thënë, si vdiset për liri Se askush s'mund të vret... aq sa mund të lindesh ti Se askush s'mund të vret, aq sa mund të lindësh ti
Sanatçı: Dardan Shkreli
Türü: Belirtilmemiş
Ajans/Yapımcı: Belirtilmemiş
Şarkı Süresi: 2:51
Toplam: kayıtlı şarkı sözü
Dardan Shkreli hakkında bilgi girilmemiş.

Fotoğrafı